GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Parim Olluri akuzon Xhelal Sveçlën për mungesën e kapelave në ceremoninë e diplomimit të policisë

Gazetari Parim Olluri shprehu kritikë të drejtpërdrejtë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për faktin që policët e rinj të Kosovës nuk kishin uniforma dhe kapela në ceremoninë e tyre të diplomimit.

Olluri e konsideron të papranueshme që pjesëmarrësit e diplomimit të policisë të mos kenë pajisjet bazë për një ngjarje zyrtare, ndërkohë që, sipas tij, ministri po nxit reforma në institucion. Gazetari e kërkoi drejtëpërdrejt ministrin të japë dorëheqjen, duke e përshkruar atë si “dëmtakun kryesor”.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave të Ollurit. Çështja ka ngritur debat rreth standardeve të pajisjes së policisë së re dhe nivelit të transparencës në procesin e reformave institucionale.