Janë zbardhur hollësi shtesë rreth ngjarjes së rëndë të regjistruar gjatë fundjavës në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën një 27-vjeçar dhe vajza e tij e mitur moshe tre muajshe.
Sipas të dhënave nga terreni, hetuesit kanë gjetur një litar në vendin ku ndodhi ngjarja. Dyshimet e para tregojnë se dy viktimat mund të jenë mbytur përmes ngufatjes, ndërsa në trupat e të ndaluarit dhe të të riut janë vërejtur shenja dhune.
Në lidhje me këtë rast, autoritetet kanë arrestuar 65-vjeçarin Brahim Demiri, i cili është babai i viktimës së rritur, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.
Raportet tregojnë gjithashtu se i ndjeri 27-vjeçar ka pasur më parë çështje të hapura me drejtësinë, të cilat përfshijnë shkelje lidhur me dhunën në familje dhe substancat narkotike. Ndërkaq, mbeten ende të paqarta rrethanat se si foshnja kishte përfunduar në kujdesin e babait, pasi sipas dyshimeve nëna e saj e kishte lënë fëmijën në spital menjëherë pas lindjes.
















