GazetaGjilani

Ballina E martë, 3 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Rama i qarkullon projektin në Gërmi me mesazhin ironik ndaj Vetëvendosjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi të një projekti të ri në zonën e Gërmis, pjesë e planifikimit të kryeqytetit.

Teksti i shoqëruar me fotot përmban fjalët “Renderi, Bageri, Projekti”, duke i dhënë një nuancë ironike kundër Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kritikuar shpesh projektet e reja urbane.

Publikimi ka tërhequr reagime të ndryshme në platforma, duke nxjerrë në pah tensionin e vazhdueshëm politik midis kryetarit dhe partisë opozitare.