UEFA ka vendosur që në të gjitha ndeshjet e saj këtë javë të mbahet një minutë heshtje në nder të futbollistit të Tenerife-s, Jezus de Miguel, i cili ndërru jetë në moshën 30 vjeçare. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve të martën dhe të mërkurën, si dhe ato të Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës të enjtnë, do t’i përfshijnë këtë moment nderimit.
Organizata e futbollit evropian theksoi dhimbjen e thellë për familjen, miqtë dhe shokët e ekipit, duke shtuar se komuniteti i futbollit në Evropë është në pikëllim.
Jezus de Miguel humbi jetën pasi pësoi një arrest kardiak pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Jezus Owono, në një ndeshje të Divizionit të Dytë. Lajmi tronditi botën e futbollit, përfshirë edhe Lionel Messin, i cili deklaroi se “nuk ka fjalë” për këtë humbje tragjike.
















