Paris Jackson ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj ekzekutorit të pasurisë së babait të saj, Michael Jackson, duke kërkuar që shuma prej 600 milionë dollarësh të kalojë në një fond besimi për të dhe dy vëllezërit e saj.
Padia është dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Angeles. Sipas dokumenteve të paraqitura nga ekipi ligjor, pretendohet se përmbaruesi John Branca nuk ka drejtuar asnjë fond drejt “Michael Jackson Family Trust”, fond ky i parashikuar në testamentin e artistit të ndjerë para se ai të ndërronte jetë në vitin 2009.
Në padi theksohet se, ani pse kanë kaluar mbi shtatëmbëdhjetë vjet nga vdekja e Mbretit të Popit, fondi familjar vazhdon të mbetet i pafinancuar. Avokatët e Paris akuzojnë përfaqësuesit se po mbajnë një kontroll të rreptë mbi shpërndarjen e të hollave për përfituesit dhe se sfidat e mëparshme janë shoqëruar me sulme publike dhe ulje të shumave.
Në krahun tjetër, përfaqësuesit e pasurisë i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke i quajtur të pavërteta. Sipas tyre, mbi 200 milionë dollarë janë shpërndarë tashmë për fëmijët e artistit. Ata shtuan se financimi i plotë i fondeve mbetet i bllokuar për shkak të pengesave ligjore, përfshirë një çështje të hapur me autoritetet tatimore amerikane për taksa dhe gjoba, ndërsa kujtuan se sipas testamentit trashëgimtarët nuk i marrin fondet kryesore para se të mbushin moshën tridhjetë vjeç.
















