Gjilan, Kosovë – esimXK, startup kosovar në fushën e lidhjes mobile për udhëtarë, ka lansuar shërbimin e eSIM-ave Gjilan, Kosovë – 4 nëntor 2026 – esimXK, startup kosovar në fushën e lidhjes mobile për udhëtarë, ka lansuar shërbimin e eSIM-ave dhe aplikacionin për iOS. Udhëtarët tani mund të blejnë dhe aktivizojnë internet mobil për mbi 190 shtete direkt nga telefoni, pa kartelë fizike SIM.
E themeluar më 21 qershor 2026 nga Valdrin Beqiri, së bashku me Arjanit Ramadanin dhe Granit Muratin, esimXK ofron pako për një shtet, pako rajonale (Ballkan, Evropë, Azi, Afrikë) dhe pako globale, përmes faqes esimxk.eu dhe aplikacionit esimXK: Travel eSIM, tashmë në App Store.
Klienti zgjedh pakon, paguan me kartelë dhe merr një kod QR që e aktivizon eSIM-in brenda pak minutash. Aplikacioni i ruan kodet e eSIM-it, tregon shpenzimin e internetit në kohë reale dhe dërgon njoftim kur mbeten 30% dhe 10% e të dhënave.
Shërbimi është në shqip, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, me çmime në EUR, USD, GBP ose CHF, dhe u dedikohet si udhëtarëve ndërkombëtarë ashtu edhe diasporës shqiptare.
“Kosovarët dhe diaspora udhëtojnë shumë, ndërsa roaming-u është ende i shtrenjtë dhe i komplikuar. E ndërtuam esimXK që kushdo të lidhet në një shtet të ri për dy minuta, në gjuhën e vet, direkt nga telefoni,” tha Valdrin Beqiri, Founder & CEO i esimXK.
Faktet kryesore
- Themeluar: 21 qershor 2026
- Themeluesit: Valdrin Beqiri (Founder & CEO), Arjanit Ramadani (Co-founder), Granit Murati (Co-founder)
- Mbulimi: mbi 190 shtete; pako lokale, rajonale dhe globale
- Platformat: esimxk.eu dhe aplikacion për iOS (Android së shpejti)
- Gjuhët: shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht
- Mbështetje: 24/7
Ku gjendet Aplikacioni shkarkohet falas në App Store: https://apps.apple.com/us/app/esimxk-travel-esim/id6819434020 Pakot gjenden edhe në https://esimxk.eu
Për esimXK esimXK është ofrues i eSIM-ave për udhëtime, i themeluar në vitin 2026, me seli në Gjilan, Kosovë. Ofron pako të parapaguara të internetit mobil për mbi 190 shtete, online dhe përmes aplikacionit për iOS.
Kontakt për media Valdrin Beqiri – info@esimxk.eu – +383 48 500 597 / +383 48 880 380

















