GazetaGjilani

Ballina E enjte, 5 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Shala pyet Molliqajn: A keni plan tjetër përveç kritikave ndaj Kurtit?

Ish-drejtori i Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka adresuar pyetje direkte për kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, duke kërkuar të di nëse ekziston ndonjë strategji apo plan konkret veprimi, përtej analizimit dhe kundërshtimit të politikave të kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë një paraqitjeje televizive në Kanal 10, Shala e ka pyetur kreun e PSD-së nëse angazhimi i tyre politik mbetet vetëm në nivelin e kritikës ndaj qeverisë aktuale apo nëse kanë ndonjë ide se si duhet vepruar tutje në skenën politike.

Ndër të tjera, ai ka ngritur dilema rreth qasjes opozitare, duke aluduar në veprime të mundshme pa ndonjë platformë të qartë paraprake.