GazetaGjilani

Ballina E enjte, 5 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Konjufca: Dokumentet e grupit strategjik për Hagën do të mbeten konfidenciale

Zëvendësekryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka informuar se të gjitha materialet e grupit strategjik për hartimin dhe zbatimin e strategjisë shtetërore në procesin në Hagë do të trajtohen si konfidenciale.

Grupi, i cili u krijua javën e kaluar, ka përcaktuar rregullat e punës dhe ka formuar një grup punues që do të përmbledhë në një dokument të vetëm të gjitha propozimet e institucioneve të përfaqësuara.

Në përfaqësim të këtij grupi janë Qeveria, Presidenca, Kryetari i Kuvendit, katër grupet parlamentare dhe përfaqësues të komuniteteve jo shumicë, jo serbe.

Takimi i radhës është planifikuar për të shtunën, ku do të shqyrtohen dhe sintetizohen dokumentet e përgatitura nga institucionet e përfshira, me synimin të krijohet një strategji e përgjithshme për të gjithë organet shtetërore.

Kryetari i diplomacisë kosovare ka theksuar rëndësinë e dimensioneve të shumta të kësaj strategjie dhe ka kërkuar nga media të respektojnë natyrën konfidenciale të punës së grupit.