Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) organizoi konferencën e saj vjetore, me fokus në zhvillimin institucional dhe ndikimin e auditimit në sektorin publik. Në këtë ngjarje morën pjesë të gjithë punonjësit e institucioni, ku u prezantuan dy panele tematikë: strategjia dhe zhvillimi institucional, respektivisht rezultatet dhe sfidat e sezonit të auditimit 2025/2026.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në fjalën e hapjes theksoi se rëndësia e ZKA-s nuk matet vetëm në numrin e auditimeve apo rekomandimeve, por në transformimin që ajo sjell në menaxhimin e financave publike. Ajo vlerësoi përpjekjet e vitit të fundit, duke theksuar një fazë të re zhvillimi, me përvojë dhe përgjegjësi të rritur.
Zëvendësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, shpjegoi arritjet kryesore të vitit 2026, duke përmendur ndërtimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar. Diskutimet trajtuan ndikimin e auditimit, zbatimin e rekomandimeve, realizimin e Planit Strategjik 2023‑2026 dhe objektivat për periudhën 2026‑2029, përfshirë metodologjitë e reja dhe gjetjet e rishikimit kolegial të SIGMA-s.
Gjatë sesioneve interaktive, punonjësit shprehuan pikëpamjet e tyre për vizionin institucional dhe për sfidat e përballuara. Konferenca përfundoi me falënderime për stafin, për punën e tyre profesionale dhe për kontributin e kolegëve pensionuar.
















