Skuadra e futbollit Ramiz Sadiku ka regjistruar një fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, duke mposhtur në udhëtim Rilindjen 1974 me rezultat 3:1.
Pas një periudhe me rezultate jo të qëndrueshme, e cila përfshinte disa barazime dhe humbje radhazi, klubi nga Prishtina ka arritur të kthehet te triumfi në takimin e zhvilluar në qytetin e Pejës.
Ky rezultat pritet t’i jep një impuls pozitiv skuadrës, e cila synon të stabilizojë paraqitjet dhe të ngjitet në tabelë në vazhdim të garave të kampionatit.
















