Arritja e rezultateve maksimale në punë kërkon më shumë sesa thjesht konsumimin e sasive të mëdha të kafeinës. Ekspertët sugjerojnë se adoptimi i disa shprehive të caktuara ndihmon ndjeshëm në ngritjen e efikasitetit ditor.
Një nga hapat kryesorë është bërja e pauzave të rregullta. Kur truri harxhon glukozën gjatë orëve të gjata të punës, ai ka nevojë për rifreskim përmes një ecjeje, një shujte apo meditimit të shkurtër. Po ashtu, zbatimi i rregullit 80/20 luan rol kyç, pasi vetëm një pjesë e vogël e aktiviteteve prodhon pjesën dërrmuese të rezultateve, ndaj gjërat pa rëndësi duhet të eliminohen.
Ekspertët këshillojnë gjithashtu që orët e para të mëngjesit t’i kushtohen vetvetes e jo kontrollit të menjëhershëm të postës elektronike apo kalendarit. Fillimi i ditës me ushqim të mirë, lexim apo stërvitje ndikon pozitivisht në mbarëvajtjen e ditës.
Krijimi i një sistemi të qartë menaxhimi ndihmon në shmangien e shpërqendrimeve, siç është caktimi i orareve specifike për shikimin e e-maileve. Për më tepër, fokusi duhet të mbetet te detyrat me peshë, duke mos lejuar që metodat e kota apo demtia të zëvendësojnë punën reale.
















