Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar një angazhim të unifikuar institucional dhe shtetëror për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Në një reagim me rastin e gjashtëvjetorit të nisjes së tyre drejt Hagës, Çitaku ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, përmes të cilit katër ish-drejtuesve iu shqiptuan gjithsej 81 vjet burgim. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë, duke shtuar se ai bie ndesh me provat dhe të vërtetën historike të luftës çlirimtare.
Sipas saj, pasojat e këtij procesi nuk prekin vetëm fatin e të akuzuarve, por vënë në pikëpyetje edhe vetë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rrugën e vendit drejt lirisë.
Në këtë kuadër, ajo ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të punojnë për hartimin e një Strategjie Shtetërore për procesin e Apelit, duke forcuar mbrojtjen juridike, mbështetjen financiare dhe angazhimin diplomatik.












