Konsorci i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), i përbërë nga 34 organizata joqeveritare, dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale, kanë drejtuar një kërkesë drejt kryeministrit Albin Kurti. Ata argumentojnë se financimi aktual i mbrojtjes sociale është i pamjaftueshëm dhe jo i qëndrueshëm për t’u përballuar me nevojat reale të fëmijëve dhe familjeve.
Dokumenti i tyre thekson se, pavarësisht përparimeve në kornizën ligjore, buxheti i caktuar për shërbimet sociale në vitin 2024 arrin rreth 854,6 milionë euro, ndërsa shërbimet sociale përbëjnë vetëm 1,6% të shpenzimeve totale të sektorit. Kjo përshkruan një pabarazi të theksuar mes komuneve, disa prej të cilave nuk kanë kapacitetin financiar për të ofruar shërbime të mjaftueshme.
KOMF kërkon që qeveria të shqyrtojë krijimin e një Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, në përputhje me Projekt Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, dhe që ky mekanizëm të reflektohet në buxhetin e vitit 2027. Qëllimi është një financim transparent, të barabartë dhe të bazuar në nevojat reale, i cili do të reduktojë pabarazinë në ofrimin e shërbimeve ndër komune.












