GazetaGjilani

Ballina E martë, 3 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Botë

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, sot votojnë 250 milionë qytetarë

Sot, Shtetet e Bashkuara organizojnë zgjedhjet e mesmandatit, ku nëpërmjet të cilave do të përzgjëhen 435 deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 senatorë. Rreth 250 milionë amerikanë me të drejtë votimi do të marrin pjesë në këtë proces, i cili ndodh në gjysmën e mandatit të Presidentit Donald Trump, i cili nuk është kandidat.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë se cila parti do të kontrollojë Kongresin gjatë dy viteve të ardhshme. Aktualisht, Republikanët mbajnë shumicën në të dyja dhomat: në Senat 53 vende, ndërsa Demokrata kontrollojnë 45, dy senatorë të pavarur janë në grupin demokratik. Në Dhomën e Përfaqësuesve, avantazhi i Republikanëve është i pakët.

Sondazhet i japin Demokracëve mundësi të konsiderueshme për të marrë kontrollin e Dhomës dhe, sipas disa vlerësimesh, edhe shumicën në Senat – një fenomen i njohur si “valë blu” që lidhet me rënien e popullaritetit të Presidentit aktual. Republikanët e presin këtë trend si të pasaktë dhe po fokusohen në mbrojtjen e vendeve sensibile në Senat.

Për Senatin, në këtë cikël do të zhvillohen 33 gara të rregullta dhe dy zgjedhje speciale në Florida dhe Ohio, që do të mbushin vendet e lëna bosh pas largimit të Marco Rubio-s (tani Sekretarit të Shtetit) dhe JD Vance-s (tani Zëvendëpresident). Gjithashtu, në 36 shtete do të votohen guvernatorë të rinj dhe do të mbahen garë për pozita lokale si prokuratorë, gjyqtarë dhe të tjerë.

Sipas të dhënave të Census Bureau, numri i votuesve të rritur ka arritur rritje prej 8.4 milionë në krahasim me zgjedhjet e 2022, duke përfshirë kryesisht komunitete hispanike. Votuesit e bardhë mbeten grupi më i madh, por pjesa e tyre ka rënë nga 74% në vitin 2006 në 61% sot.