Direktoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, së bashku me autoritetet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucione të drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të dy personave të kërkuar nëpërmjet INTERPOL-it.
Me datë 04.11.2026 është ekstraduar nga Kosova në Gjermani, shtetasi gjerman D.J., i ndjekur me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane për veprime penale lidhur me trafikimin e narkotikëve.
Po në të njëjtën ditë, ekstraduar nga Italia në Kosovë shtetasi kosovar B.B., i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Kosovës për krime të tipit “Fajde dhe Detyrim”.
Ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere, duke përforcuar përpjekjet për luftën kundër krimit ndërkombëtar.















