GazetaGjilani

Ballina E mërkurë, 4 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Kronikë

Vdekja e 22-vjeçares, familja kërkon zbardhjen e rrethanave

Edhe pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, familja e Kosovare Kurtajt vazhdon të kërkojë të vërtetën e plotë rreth vdekjes së saj të ndodhur në vitin 2010. Ngjarja, e cila atëkohë u cilësuar si një aksident trafiku, vazhdon të përcillet me paqartësi të shumta dhe dyshime nga ana e familjarëve për mënyrën se thelbi i çështjes nuk është hetuar si duhet.

Sipas dokumenteve dhe raporteve mjeko-ligjore të siguruara nga media, në kohën kur ndodhi rasti, viktima ishte gjetur pa rroba dhe me lëndime të shumta në trup. Megjithëse raporti i parë i autopsisë kishte konkluduar se dëmtimet kishin ardhur si pasojë e një aksidenti, zhvarrosja e trupit pesë vjet më vonë dhe raportet shtesë kanë ngritur dilema të reja për shkak të ndryshimeve të mëdha në gjendjen fizike dhe shkallën e lëndimeve krahasuar me shoferin e automjetit.