GazetaGjilani

Ballina E enjte, 5 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Botë

Trump: E di se konflikti me Iranin ndikoi te zgjedhjet, por do ta bëja sërish

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se përplasja me Iranin dhe rritja e çmimit të naftës kanë qenë ndër faktorët kryesorë që ndikuan në disfatën e zgjedhjeve të mesmandatit të mbajtura më 3 nëntor. Duke folur rreth kësaj çështjeje, ai u shpreh se ndan të njëjtin mendim me zëvendësin e tij, JD Vance, se ky konflikt pati ndikim negativ në ekonomi.

Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se nuk është i penduar për vendimet e marra. Sipas tij, nëse do t’i duhej të vepronte përsëri, do ta bënte pa hezitim, pasi në planin afatgjatë kjo mbetet zgjidhja e vetme. Ai theksua se autoritetet nuk mund të lejojnë në asnjë mënyrë që Irani të pajset me armë bërthamore.

Ndërkohë, raportimet tregojnë se në SHBA dhe Izrael tashmë është përgatitur një plan i ri për operacione ushtarake kundër udhëheqjes teokratike në Teheran, ndërsa kapacitetet janë në gatishmëri të plotë dhe po pritet vetëm urdhri përfundimtar.