GazetaGjilani

Ballina E enjte, 5 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Shendet

Arritje e re në shëndetësinë publike: Kryhet lindja e parë përmes IVF në QKUK

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar një sukses të rektorduar në fushën e shëndetësisë publike. Është realizuar me sukses lindja e parë me prerje cezariane e një pacienteje, shtatzënia e së cilës ishte arritur përmes procedurave të fertilizimit të asistuar brenda institucionit publik.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj, i cili e cilësoi këtë ngjarje si një moment kthese dhe dëshmi të qartë të përkushtimit e profesionalizmit të stafit mjekësor. Sipas tij, ky zhvillim tregon se shërbimet e IVF-së në sektorin publik po konsolidohen dhe kanë një perspektivë të sigurt.

Ky zhvillim vlerësohet si një mundësi e re shprese për të gjitha çiftet që përballen me sfidat e infertilitetit, duke dëshmuar se shërbimet moderne dhe cilësore tashmë mund të ofrohen me sukses edhe në institucionet shëndetësore publike të vendit.