Krerët institucionalë të vendit do të presin sot në një takim zyrtar ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, i cili gjithashtu ushtron detyrën e kryesuesit të OSBE-së.
Sipas agjendës së bërë publike, takimi ndërmjet dy personaliteteve është paraparë të nisë në orën 11:00, ku pritet të bisedohet rreth bashkëpunimit dypalësh dhe çështjeve me interes të përbashkët.















