Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që vendit t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim dhe të hapen sa më parë negociatat zyrtare.
Gjatë një konference për media të mbajtur pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, kreu i ekzekutivit vlerësoi se gjendja aktuale e Kosovës në procesin integrues nuk e pasqyron si duhet punën dhe përparimin e shënuar.
Sipas tij, procesi i integrimit në bllokun evropian vazhdon të mbetet prioritet strategjik për vendin.















