Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vazhdon të kontribuojë në procesin e reformës së drejtësisë, duke u fokusuar në avancimin e Projektligjit për Akademinë e Drejtësisë.
Sot, Grupi Punues i Komisionit Parlamentar për Legjislacion organizoi një punëtor të radhës, ku u shqyrtuan propozime dhe komente rreth projektligjit. Diskutimet u përqëndruan në funksionimin e Akademisë, garancitë për pavarësinë e saj, strukturën organizative, organet drejtues dhe përmirësimin e sistemit të trajnimit për gjyqtarët dhe prokurorët.
Grupi Punues ka planifikuar se sesionet e ardhshme do të trajtojnë më në detaje propozimet konkrete për përmirësimin e ligjit, duke synuar përfundimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e institucioneve të pavarura, profesionale dhe të llogaridhënës.
KDI shpreson se me këtë mbështetje do të nxitë zgjidhje ligjore të qëndrueshme dhe do të forcojë institucione të pavarura në sistemin e drejtësisë në Kosovë.













