GazetaGjilani

Ballina E enjte, 5 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Sport

Muriqi pas triumfit ndaj Liverpoolit: Synojmë ecje sa më të largët

Sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi, ka qenë protagonist i madh në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke i siguruar fitoren Fenerbahçes me rezultat 3:2 kundër gjigantit anglez, Liverpool.

Futbollisti dardan hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 63-të dhe arriti të tunde rrjetën në minutën e 79-të, duke vulosur triumfin e rëndësishëm për skuadrën turke në këtë garë evropiane.

Pas përfundimit të sfidës, Muriqi theksoi se ky rezultat dëshmon karakterin dhe madhësinë e klubit, duke shpresuar se do të shërbejë si një pikë kthese për pjesën e mbetur të edicionit.

Lojtari shtoi se pavarësisht se fokusi kryesor mbetet kampionati vendor, ambiciet në arenën ndërkombëtare mbeten të larta, teksa skuadra synon të përparojë sa më larg të jetë e mundur në Ligën e Kampionëve.