Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu, mund të jetë një nga lojtarët më të kërkuar gjatë afatit kalimtar të verës, pasi klubi spanjoll Atletico Madrid ka shfaqur interesim serioz për shërbimet e tij.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, skuadra nga kryeqyteti spanjoll e ka futur futbollistin kosovar në listën e saj të dëshirave për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Diego Simeone janë duke vëzhguar tregun për të përforcuar repartin e mesfushës me një lojtar që posedon profil defensiv, përgatitje të lartë taktike dhe aftësi të duhura në fushë.
Avdullahu ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij dhe mbetet për t’u parë nëse Atletico Madrid do të konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare gjatë muajve të ardhshëm.
















