Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me rastin e gjashtëvjetorit të largimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka përmendur përvjetorin e këtij zhvillimi.
Çitaku ka theksuar se kanë kaluar gjashtë vjet prej kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u ndanë nga familjet dhe vendi i tyre. Ajo ka vlerësuar se aktgjykimi me 81 vjet burgim është i papranueshëm.















