Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka përkujtuar gjashtëvjetorin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi, nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Me këtë rast, ajo ka publikuar një pjesë nga fjalimi i tij i mbajtur atje, ku theksohet krenaria për mbrojtjen e lirisë së vendit. Në mesazhin e shpërndarë, ajo ka përsëritur mbështetjen e palëkundur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në fragmentin e shkëputur të fjalimit, Selimi ishte shprehur se kthimi i tij do të ndodhë në një Kosovë të lirë, për të cilën është treguar i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë kur është kërkuar nga ai.














