Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur alarmin se organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” rrezikohet seriozisht, për shkak të moszbatimit të obligimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka dërguar një letër paralajmëruese më 15 tetor, ku theksohet se qasja e ekzekutivit kosovar mund të komprometojë mbajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.
Rama ka kërkuar publikisht nga kryeministri Albin Kurti që të respektojë marrëveshjet dhe zotimet e marra, duke theksuar se Komuna e Prishtinës i ka përmbushur detyrimet e veta. Ai ka bërë thirrje që përgatitjet të vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare të sportit, për të mos humbur këtë mundësi historike për vendin.















