GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Berisha: Reforma në Policinë e Kosovës duhet të jetë profesionale, jo politike

Avokati Besnik R. Berisha ka shprehur qartë se ndryshimet në strukturat udhëheqëse të Policisë së Kosovës nuk duhet të shërbejnë si justifikim për heqje apo etiketim politik të zyrtarëve që kanë ndërtuar karrierën e tyre në institucion.

Berisha theksoi se Policia është institucion i shtetit dhe jo i pushtetit; reformimet që nevojiten duhet të shkojnë përtej thjesht zëvendësimit të emërve në pozita, duke përqendruar vëmendjen në profesionalizëm, meritokraci dhe përgjegjësi institucional.

Sipas tij, jo çdo ndryshim është automatikisht reforma, as sa e përket emërimeve. Ai kundërshton etiketimin e udhëheqësve të rinj si “njerëz të pushtetit”, duke iu rikujtuar se shumë prej tyre kanë shërbyer në detyra të rëndësishme përpara ardhjes së qeverisë aktuale.

Berisha kërkon që çdo vendim lidhur me karriera në Policë të bazohen në kritere ligjore, meritë dhe integritet, dhe se dyshimet për ndikim politik duhet të hetohen në mënyrë të pavarur. Ai përfundoi duke theksuar se institucionet shtetërore, përfshirë Policinë, janë të ndërlidhura me Republikën, jo me ndonjë qeveri të përkohshme.