Gjatë ditës së diel vendi ynë do të ketë mot kryesisht të vranët, shoqëruar herë pas here me reshje shiu. Në periudha të caktuara, reshjet parashikohen të marrin formën e rrebesheve, ndërsa intensiteti më i lartë pritet të shfaqet në territorin e Rrafshit të Kosovës.
Sa i përket kushteve termike, temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë deri në 7 deri në 10 gradë Celsius.
Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me një shpejtësi mesatare prej 8 deri në 32 kilometra në orë.















