GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Kronikë

Arrestohet në Spanjë 36-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje

Një operacion ndërkombëtar policor ka çuar në pranga një shtetas shqiptar në Spanjë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Sipas autoriteteve, i arrestuari është një 36-vjeçar nga Shkodra. Ndaj tij ekzistonte një masë sigurie prej vitit 2022, e caktuar nga gjykata vendase, për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në muajin mars të vitit 2022. Për motive të dobëta, ai dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri automatike në drejtim të një prone në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kapja e tij u bë e mundur falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave policore dhe autoriteteve spanjolle përmes Interpol Madridit. Aktualisht, zyrtarët e Interpol Tiranës po bashkëpunojnë ngushtë për të përmbyllur procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.