GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Shendet

Ushqimi shpejt rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Konsumimi i ushqimit me shpejtësi ndikon dukshëm në shëndet dhe rrit gjasat për zhvillimin e problemeve kardiake. Sipas hulumtimeve të realizuara nga shkencëtarët, personat që hanë shpejt nuk arrijnë të ngopen siç duhet dhe priren të konsumojnë sasi më të mëdha ushqimi.

Analizat e fundit tregojnë se individët që ushqehen shpejt janë pesë herë më të rrezikuar nga sindroma metabolike krahasuar me ata që tregojnë kujdes dhe hanë ngadalë. Ky ritëm i shpejtë ngrënieje ndikon negativisht edhe në nivelet e sheqerit në gjak, duke shkaktuar luhatje dhe duke rritur rezistencën ndaj insulinës.

Gjithashtu, shifrat tregojnë se vetëm një përqindje e vogël e atyre që konsumojnë ushqimin ngadalë shfaqin probleme të tilla metabolike. Përveç rrezikut për sulme në zemër, personat që nuk tregojnë kujdes gjatë ngrënies janë më të prirur të shtojnë në peshë, si dhe të përballen me probleme të tjera shëndetësore, përfshirë diabetin dhe tensionin e lartë të gjakut.