GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Botë

Irani paralajmëron për luftë të re pas deklaratave të Trumpit

Autoritetet në Teheran kanë bërë të inuruar të dielën se çdo përplasje e re ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të zgjasë më shumë se periudha e kaluar e luftimeve. Ky reagim erdhi pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili bëri të ditur se ka ende caqe që mund të goditen.

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia, theksoi përmes transmetuesit shtetëror se një konflikt i mundshëm në të ardhmen nuk do të kontrollohej nga kreu i Shtëpisë së Bardhë sa i përket kohëzgjatjes apo mënyrës së përfundimit. Këto komente pasuan deklaratën e Trumpit se mund t’i sulmojë shpejt caqet e mbetura, duke përmendur një kompleks bërthamor nëntokësor.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Hossein Mohebbi, theksoi se në rast lufte nuk do të ketë kufizime gjeografike. Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, bëri të ditur se shteti i tij shpreson te diplomacia, por mbetet i përggatitur plotësisht për vetëmbrojtje.

Në rrafshin rajonal, këshilltari diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, shprehu pritjet për një arritje diplomatike, ndërsa shtoi se po bëhen përgatitje për skenarët më të rëndë të mundshëm.