Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka adresa kritika të ashpra ndaj ekzekutivit lidhur me ecurinë e procesit të integrimit, duke u bazuar në gjetjet e dala nga Raporti i fundit i Komisionit Evropian.
Sipas saj, dokumenti ndërkombëtar nxjerr në pah një hapsirë të madhe midis premtimeve deklarative të Qeverisë për integrim evropian dhe arritjeve reale në praktikë. Ajo vuri në dukje se ngecjet janë të pranishme në disa sektorë kyç, duke përfshirë mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë, mbikëqyrjen financiare, fushën e mbrojtjes së mjedisit, bujqësinë dhe zhvillimin digjital. Po ashtu, u përmendën dështimet në ballafaqimin me korrupsionin e niveleve të larta dhe ngecjen e ndryshimeve rrënjësore në shëndetësi.
Parlamentarja e opozitës ngriti shqetësim edhe lidhur me qasjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë ndaj mediave dhe gazetarëve. Ajo theksoi se raporti regjistron kritika, akuza dhe përdorim të gjuhës së rëndë ndaj punonjësve të mediave, përfshirë qëndrimet e shfaqura nga kryeministri Albin Kurti.














