GazetaGjilani

Ballina E mërkurë, 4 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Përplasje batutash në studio mes Valon Sylës dhe Nexhmedin Spahiut

Gjatë një diskutimi televiziv rreth zhvillimeve politike dhe zgjedhjeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, analistët dhe të ftuarit në panel kanë shkëmbyer batuta dhe thumbime mes vete.

Komentatori politik Valon Syla i është drejtuar profesorit Nexhmedin Spahiu me pyetje ironike lidhur me takimin e këtij të fundit me zyrtarë të lartë serbë në të kaluarën. Syla e ka ngacmuar duke e pyetur nëse e ka ngushëlluar diplomatin serb Marko Gjuriq për humbjen e zgjedhjeve, teksa ka vazhduar me tone humoristike duke përmendur se ndaj tij nuk ka pasur asnjëherë sulme apo montime të tilla në rrjetet sociale, ndryshe nga analistët e tjerë.

Nga ana e tij, Spahiu pati zhvilluar një takim me Gjuriqin në Beograd gjatë muajit maj të vitit të kaluar, vizitë kjo që kishte ngjallur debate të shumta dhe reagime kritike në opinionin publik, ku ai kishte theksuar se bashkëbisedimi mes tyre daton prej një dekade.