GazetaGjilani

Ballina E enjte, 5 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Krasniqi: Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së lidhen me pozitat politike

Deputeti Altin Krasniqi ka kundërshtuar nga foltorja e Kuvendit aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një padrejtësi me pasoja të rënda për vendin.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në gjashtëvjetorin e arrestimit dhe transferimit të tyre në Hagë, ai ka deklaruar se vendimet ndaj ish-krerëve nuk bazohen në përgjegjësi individuale, por lidhen drejtpërdrejt me funksionet politike që ata kanë mbajtur në të kaluarën.

Sipas tij, përmes këtij procesi po synohet të njolloset Drejtoria Politike dhe vetë qëllimi i luftës çlirimtare të Kosovës. Ai ka paralajmëruar se aktgjykimi rrezikon të shërbejë si bazë për shtetet që kundërshtojnë pavarësinë e vendit, për të zhvilluar fushata diplomatike që synojnë të kriminalizojnë historinë e luftës.

Në fjalën e tij, ai ka përmendur gjithashtu se gjatë procesit gjyqësor ka pasur dëshmi nga kategori të ndryshme, përfshirë përfaqësues ndërkombëtarë dhe familjarë të viktimave, të cilat kanë mbështetur pafajësinë e të akuzuarve.