Edhe pse domatet njihen gjerësisht për vlerat e tyre të larta ushqyese, përdorimi i tyre në sasi të mëdha mund të sjellë efekte anësore të dëmshme për shëndetin e njeriut. Ekspertët veçojnë disa situata kur ky ushqim duhet të kufizohet ose të shmanget plotësisht nga personat që vuajnë nga probleme të caktuara shëndetësore.
Një nga shqetësimet kryesore lidhet me nivelin e lartë të likopenit, një pigment karotenoid që gjendet te domatet e freskëta. Konsumimi i tepërt i këtij përbërësi mund të ngadalësojë aktivitetin e sistemit imunitar, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve mikrobiale dhe më pak efikas në riparimin e dëmtimeve fizike.
Gjithashtu, prania e lartë e acideve në domate ndikon te personat me probleme të tretjes. Përdorimi i tyre mund të përkeqësojë gjendjen e atyre që vuajnë nga refluksi gastroezofageal, duke shkaktuar urth dhe ndjesi djegieje në ezofag. Për më tepër, sasi të larta të likopenit mund të shkaktojnë çrregullime në zorrë, përfshirë dhimbje, gazra, fryrje, si dhe simptoma si diarre e vjellje kur tejkalohet kufiri ditor.
Për shkak të përmbajtjes së kalciumit dhe oksalateve, sidomos te farat, konsumimi i tepërt mund të krijojë vështirësi te personat me probleme në veshka, duke favorizuar formimin e gurëve. Studimet tregojnë gjithashtu se elementët te domatet mund të ndikojnë negativisht te gjëndra e prostatës dhe të shkaktojnë reaksione të ndryshme alergjike në lëkurë apo rrugët e frymëmarrjes.














