Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se hyrja në vitin elektoral është rast që brenda partisë të paraqiten ide dhe vizione për të ardhmen e saj dhe të Kosovës.
Gashi foli sonte në emisionin “Politiko”. Ai theksoi se diskutimet për mënyrën se si LDK-ja duhet të zhvillohet dhe të përfaqësohet në të ardhmen nuk duhet të kuptohen si përjashtim i njerëzve nga partia.
Sipas tij, meqë partia po hyn në vitin e saj elektoral, është normale që të shprehen ambicie dhe ide për një LDK më të mirë, më përfaqësuese, më fituese dhe me kontribut më të madh në të ardhmen e vendit. Ai shtoi se këto janë tema që diskutohen dhe se nuk kanë lidhje me eliminimin apo largimin e njerëzve.
Gashi e vlerësoi LDK-në si shembull të demokracisë dhe të zhvillimit. Procesin e hapjes së garës e cilësoi si mundësi që njerëzit që kanë dhënë kontribut në parti t’i shfaqin ambiciet e tyre për të qenë në lidership.














