Ditën e enjte do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët, ndërsa në zona të caktuara priten reshje të izoluara shiu.
Meteorologët bëjnë me dije se era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi mesatare prej 10 deri në 27 kilometra në orë.
Sa i përket temperaturave, vlerat minimale do të zbresin nga 5 deri në 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale gjatë ditës parashikohet të arrijnë nga 8 deri në 12 gradë Celsius.















