Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë të ditur se synon të marrë drejtimin e partisë, duke theksuar se ka arritur momenti i duhur për një hap të tillë.
Gjatë një paraqitjeje televizive, ai vlerësoi se i përmbush kriteret e nevojshme për t’u bërë pjesë e garës për kreun e subjektit politik. Sipas tij, ambicia personale, profili politik dhe programi përbëjnë shtyllat kryesore që e shtyjnë drejt këtij vendimi.
Parlamentari u shpreh se përvojat e gjata në skenën politike dhe kontributi i deritanishëm i japin të drejtën të vlerësojë mundësitë e bashkëpunimit për të ardhmen e partisë dhe vendit.
















