Paris Jackson ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj ekzekutorit të pasurisë së Michael Jackson, duke e akuzuar se nuk ka zbatuar detyrimet për transferimin e fondeve në trashëgiminë familjare. Padia kërkon që shuma prej 600 milionë dollarësh të vendoset në një fond besimi për përfitimin e saj dhe dy vëllezërve.
Sipas dokumenteve të dorëzuara në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit më 29 tetor, bëhet e ditur se John Branca, si administrator i pasurisë, nuk ka bërë asnjë transferim parash në fondin e njohur si “Michael Jackson Family Trust”, i parashikuar nga vetë këngëtari në testamentin e tij para ndarjes nga jeta në vitin 2009.
Përfaqësuesit ligjorë të Paris Jackson theksojnë se më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së artistit të njohur, fondi familjar vazhdon të mbetet i pafinancuar. Sipas tyre, administratori mban ende kontrollin total mbi shpërndarjen e të hollave për trashëgimtarët.















