Brokoli përmban komponime bioaktive që mund të frenojnë rritjen e qelizave të dëmtuara, të shkaktuara nga disa sëmundje kronike.
Sipas një raporti të Klan Kosovë, studimet shkencore sugjerojnë se konsumimi i brokolit ose i perimeve të ngjashme mund të ofrojë mbrojtje ndaj kancerit të gjirit, prostatës, stomakut, veshkave dhe fshikzave.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto rezultate janë të inkurajuara dhe nuk përbëjnë prova përfundimtare për përdorimin terapeutik të brokolit në trajtimin apo parandalimin e kancerit.
Vlen të përmendet se brokoli ka edhe përfitime të tjera për shëndetin, duke ndihmuar në funksionimin normal të organizmit.
















