GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Shoqëri

Ish-këshilltari i lartë flet nga Gjermania: Po punoj në ndërtim

Drilon Gashi, dikur këshilltar i Glauk Konjufcës gjatë kohës sa ky i fundit udhëhiqte Kuvendin e Kosovës, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një rrëfim rreth largimit nga vendlindja dhe fillimit të një jete të re në Gjermani.

Në një shkrim të gjatë, 39-vjeçari ka treguar se pas vitesh të tëra studimesh në filozofi, teologji dhe shkenca humane, si dhe angazhimit të tij në institucione dhe si imam, sot po siguron ekzistencën duke punuar në kantier ndërtimi, duke vendosur pllaka dhe duke u marrë me punë fizike.

Gashi ka theksuar se nuk e ka për qëllim viktimizimin, por dëshiron të pasqyrojë një realitet të hidhur me të cilin ballafaqohen shumë qytetarë në heshtje. Sipas tij, vendimi për të marrë rrugën e mërgimit erdhi pas dhjetëra aplikimeve të pasuksesshme në konkurse pune brenda vendit, vështirësive ekonomike dhe mungesës së një perspektive të qëndrueshme për të ardhmen e familjes së tij.

Ai ka shtuar se puna e ndershme nuk e ul kurrë dinjitetin e njeriut, mirëpo theksoi se pasiguria dhe mungesa e mundësive për të jetuar me nder në vendin e vet mund të rëndojnë rëndë mbi çdo individ.