Lionel Messi ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke iu afruar ndjeshëm shifrës prej 1 mijë e 400 kontributeve direkte në gola. Sulmuesi argjentinas ka krijuar një epërsi të ndjeshme ndaj rivalit të tij të përhershëm, Cristiano Ronaldos, sa i takon kombinimit mes golave të shënuar dhe pasimeve vendimtare.
Paraqitja e fundit e yllit të Inter Miamit në sfidën kundër New England Revolution, ku kontribuoi me një gol dhe një asistim në fitoren 2:1, e dërgoi atë në kuotën e 937 golave dhe 428 asistimeve gjatë gjithë karrierës. Për të arritur pragun historik prej 1 mijë e 400 kontributeve, atij i duhen edhe 35 të tilla. Gjatë këtij edicioni, 39-vjeçari ka regjistruar 26 gola dhe 13 asistime.
Në krahun tjetër, Cristiano Ronaldo udhëheq për sa i përket numrit të pastër të golave, me 985 realizime në 1 mijë e 343 ndeshje, krahasuar me 937 golat e Messit në 1 mijë e 184 paraqitje. Megjithatë, llogaria e përgjithshme e përfshirjes në gola e nxjerr para argjentinacin me 1 mijë e 365 kontribute, kundrejt 1 mijë e 246 që ka portugezi. Ky ndryshim prej 119 kontributesh vjen kryesisht si pasojë e numrit më të lartë të asistimeve që ka dhënë kampioni i botës.















