GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Kronikë

Zbardhen detaje nga dosja e Prokurorisë për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e Prokurorisë Themelore në Gjilan lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në fshatin Demiraj, ku mbetën të vdekur dy persona të së njëjtës familje.

Sipas dokumentit të siguruar, ngjarja dyshohet se ka ndodhur mes orëve të vona të 1 nëntorit 2026 dhe orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti fizik mes të dyshuarit Braim Demiri dhe djalit të tij, tashmë të ndjerit Adonis Demiri. Hetuesit pretendojnë se i dyshuari fillimisht e ka sulmuar djalin e tij me grushte dhe mjete të fortë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një litar i përdorur për mbytje.

Në të njëjtën hapësirë, brenda dhomës ku ndodhej shtrati i viktimës Adonis Demiri, është gjetur pa shenja jete edhe foshnja me inicialet D., e cila paraqiste shenja dhune dhe pranë së cilës janë vërejtur njolla gjaku.

Megjithatë, organi i akuzës thekson se dinamika e saktë e këtij krimi të rëndë mbetet ende për t’u sqaruar plotësisht. Sipas Prokurorisë, deklaratat e dhëna nga personat e pandehur nuk përputhen me pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e shtëpisë.

Përveç Braim Demirit, në këtë rast është e pandehur edhe bashkëshortja e tij, H. Demiri, e cila dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë. Organet e rendit dhe drejtësisë po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie familjare që tronditi vendin.