Qeveria e Kosovës ka publikuar projektbuxhetin për vitin 2027, i cili arrin një vlerë totale prej 4.27 miliardë euro.
Kryeministri Albin Kurti ka vënë në dukje se buxheti i planifikuar është 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar për 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se ai i versionit fillestar.
Prej shumes së përgjithshme, 908 milionë euro do të alokohen për financimin e drejtpërdrejtë të komunave në të gjithë vendin.
Kurti ka argumentuar se rritja ekonomike e vitit të kaluar, me një performancë prej 5.4 % në tremujorin e parë dhe 4.1 % në tremujorin e dytë, ka nxitur zgjerimin e buxhetit dhe forcuar të ardhurat publike.
Projektbuxheti është i konsideruar si rekord, veçanërisht për pjesën e komunave, për shkak të granteve shtesë që qeveria do të ofrojë.
Pas miratimit në Qeveri, ligji për buxhetin e vitit 2027 do të parashtrohet në Kuvend për shqyrtim dhe votim.















