GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Kronikë

Tensione dhe protesta para Kryeministrisë, paralajmërohet tubim mbarëkombëtar

Demonstruesit janë rikthyer sërish në bulevardin kryesor përpara ndërtesës qeveritare, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij. Gjatë kësaj kohe ka pasur përplasje dhe momente të tensionuara me efektivët e policisë.

Incidentet nisën kur forcat e rendit ndërhyrën për shkak të rrëzimit të një droni. Për të shpërndarë turmën, autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe ujë, ndërsa qytetarët u shpërndanë në disa drejtimë të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë zonën e ish-drejtorisë së policisë, rrugën e Elbasanit dhe afër Kuvendit. Gjatë lëvizjeve pati hedhje të mjeteve piroteknike drejt forcave të sigurisë.

Pas disa minutash, një pjesë e protestuesve janë ribashkuar sërish pranë zyrave të qeverisë, ku po mbahet qëndresa, ndërsa njësitë policore po tentojnë të kufizojnë lëvizjen e tyre në bulevard. Gjatë këtyre zhvillimeve, organizatorët kanë bërë të thirrje për një protestë të madhe mbarëkombëtare më datën 28 Nëntor.