Shpesh ekziston bindja se orët e pakta të fjetjes gjatë ditëve të punës mund të kompensohen përmes pushimit më të gjatë gjatë fundjavës. Megjithatë, rezultatet e një hulumtimi të ri tregojnë se një praktikë e tillë nuk sjell efektin e dëshiruar shëndetësor.
Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, fjetja e zgjatur në fundjavë nuk arrin të kompensojë deficitin e krijuar gjatë pesë ditëve të para të javës.
Ekspertët theksojnë se qëndrimi në gjumë gjatë vikendit nuk mund të riparojë dëmtimet që pagjumësia e vazhdueshme i shkakton metabolizmit dhe sistemit imunitar të njeriut.
















