Me ndryshimin e stinës dhe ardhjen e muajve të vjeshtës, vëmendja e të bukurisë zhvendoset te format dhe dizajnet e reja të thonjve, të cilat sjellin nuanca më të ngrohta dhe elegante.
Gjatë këtij sezoni, në qendër të vëmendjes janë vendosur ngjyra të thella dhe klasike, ku spikasin kafja çokollatë, bordoja, e kuqja e errët, si dhe tonet neutrale të njohura si nude. Krahas këtyre zgjedhjeve klasike, preferenca e publikut po anon edhe drejt pamjeve me efekt shkëlqyes, dizajneve minimalistë dhe detajeve të thjeshta por të raffinuara.
Ndryshe nga stinët e kaluara ku mbizotëronin dekorimet e ngarkuara, tani vlerësohet më shumë minimalizmi. Thjeshtësia po shndërrohet në një element kyç të stilit të përditshëm.
Specialistët e fushës sugjerojnë se, përveç estetikës dhe ngjyrave të zgjedhura, nuk duhet lënë pas dore as kujdesi i përditshëm për thonjtë natyralë, si dhe hidratimi i rregullt i duarve.














