Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se mbetet e paqartë nëse një marrëveshje paqeje përmes negociatave mund të arrihet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Gjatë një konference në përmbyllje të takimit të ministrave të Jashtëm të G20-ës në Atlanta, ai theksoi se Uashingtoni ende po shqyrton mundësitë e një zgjidhjeje të tillë.
Sipas zyrtarëve evropianë që folën në kushte anonimiteti, Rubio kishte shprehur privatisht dyshime te homologët e tij perëndimorë edhe lidhur me pjesëmarrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin e ardhshëm të G20-ës që pritet të mbahet në dhjetor në Majami. Megjithatë, ai mbrojti vendimin për të ftuar zyrtarët rusë, duke argumentuar se dialogu dhe komunikimi janë të domosdoshme, sidomos duke pasur parasysh arsenalin bërthamor të Rusisë.














