GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Shendet

Pse truri kërkon më shumë ushqim dhe sheqer kur jemi në stres

Gjatë periudhave të ngarkuara dhe stresuese, truri i njeriut shpenzon sasi të mëdha energjie dhe kërkon pjesën më të madhe të glukozës ditore, pavarësisht se përbën vetëm një përqindje shumë të vogël të masës trupore. Për t’u furnizuar me energjinë e nevojshme, ai shtyn organizmin drejt konsumimit më të madh të karbohidrateve dhe ushqimeve të pasura me sheqer.

Në këto rrethana, organizmi reagon duke rritur nivelin e sheqerit në gjak përmes zvogëlimit të prodhimit të insulinës. Duke ulur këtë prodhim, truri siguron për vete një sasi më të madhe të glukozës nga gjaku. Specialistët shpjegojnë se njerëzit reagojnë ndryshe ndaj presionit psikologjik: disa humbin oreksin, ndërsa të tjerë hanë më shumë pasi ushqimi u shërben si një lloj qetësuesi natyral për të zbutur pasojat e ngarkesës emocionale.

Megjithatë, kjo sjellje ndikon drejtpërdrejt në shtimin e peshës, duke e bërë më të vështirë kontrollin e kilogramëve të tepërt. Për të shmangur këtë cikël, ekspertët këshillojnë menaxhimin e stresit përmes aktiviteteve fizike, zgjedhjen e ushqimeve më të shëndetshme si pemët, dhe shmangien e dietave ekstreme që premtojnë rezultate të menjëhershme por janë të vështira për t’u mbajtur në afat të gjatë.