Banjot e shpeshta me ujë shumë të nxehtë mund ta dëmtojnë lëkurën, sepse i prishin yndyrat e saj natyrale dhe e lehtësojnë humbjen e lagështirës.
Yndyra në sipërfaqen e lëkurës formon një shtresë mbrojtëse ndaj faktorëve të mjedisit dhe pengon prodhimin e mikrobeve. Roli i saj më i rëndësishëm është se parandalon humbjen e ujit nga lëkura.
Kur kjo shtresë yndyrore pakësohet ose ndryshon, uji humbet më lehtë. Pasojë e kësaj është se lëkura thahet, tendoset dhe plasaritet.
Edhe ajri i ftohtë e i thatë e bën lëkurën të prirur ndaj thatësisë. Gjithashtu, sapunët dhe detergjentet largojnë yndyrat nga shtresa e sipërme e lëkurës dhe e rrisin humbjen e lagështirës.
Me kalimin e moshës, sasia e yndyrave në lëkurë zvogëlohet dhe shfaqet lëkura e thatë e e plasaritur.
Çfarë këshillohet
Njerëzit këshillohen të mos bëjnë shpesh banjo me ujë shumë të nxehtë. Për larjen e duarve ose për banjo duhen përdorur sapunë ose lëngje me përmbajtje të ulët detergjenti.
Sapuni nuk duhet përdorur kur nuk është i nevojshëm. Përjashtim bëjnë vende si nënsqetullat dhe organet seksuale.
















